Nis shitja e shpendit të festës/ Fermerët në pritje të blerësve që duan të festojnë

21/12/2020 15:32

Rreth 8 mije gjela deti prodhon çdo vit zona e Peqinit duke konkurruar ne treg jo vetëm me sasinë por edhe me cilesine.

Femeret thonë se puna per te rritur gjelat e detit cilësore është e mundimshme ndërsa kane nevoje edhe per mbështetjen e shtetit.

Gjate muajve nëntor dhe dhjetor aksi rrugor Elbasan-Peqin kthehet ne nje parade te reklamimit te gjelit te detit, kjo edhe per mungese te tregut.

Teksa ka bere gati projektin per ndërtimin e nje tregu dhe kërkon financimin e tij Bashkia e Peqinit ka vene ne dispozicion veterineret per të mbështetur dhe këshilluar fermerët.

Top Channel