Mbijetesa e vështirë në Mallakastër/ Familja e invalidit kërkon ndihmë për shkak të rrezikut nga banesa ku jeton

21/12/2020 12:20

Pjesëtarët e familjes Kamaj në fshatin Usojë të Mallaksatrës çdo ditë përballen me rrezikun për jetën. Shkak për këtë është shtëpia tejet e dëmtuar, një pjesë e së cilës aktualisht është e shembur.

Tavanet kanë rënë, muret janë gjithë lagështirë, ndërsa çatia është thuajse e zbuluar. Blerim Kamaj, babai i dy fëmijëve thotë se nuk ka mundësi për t’i riparuar, pasi të ardhurat financiare janë të pakta. Ai është invalid dhe përfiton vetëm 105 mijë lekë të vjetra në muaj.

Mallakastra ka një numër të lartë të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, në raport me numrin e popullsisë, ndërsa 432 qytetarë individë përfitojnë pension invaliditeti.

 

 

Top Channel