Kur Melania Trump i referohet thjeshtrës së saj Ivanka dhe të shoqit të saj Jared Kushner ajo thjesht përmendte ‘gjarpërinjtë’, thotë së fundmi një ish-këshilltare e Zonjës së Parë, duke ilustruar natyrën egoiste të çiftit.
Stephanie Winston Wolkoff – ish-mikeshë e ngushtë e zonjës Trump – ka përsëritur pretendimet e saj në rrjetin amerikan Daily Beast, ku gjithashtu sulmonte të gjithë familjen Trump duke thënë se “i shërbejnë vetëm vetes”.
Ky është vetëm një nga pretendimet e fundit në një seri kritikash të Winston Wolkoff ndaj Melania Trump edhe pse më parë ka qenë shumë e afërt me bashkëshorten e presidentit Donald Trump.
Winston Wolkoff madje publikoi një libër mbi historinë e tyre, të quajtur ‘Melania and Me’ (Melania dhe unë) kur punonte si ndihmëse e saj në administratën Trump.
Melania Trump i ka refuzuar pretendimet e librit të Wolkoff duke i quajtur “thashetheme të kota për të shtrembëruar karakterin tim”.
Por Winston Wolkoff ka vijuar të flasë për zonjën e parë dhe familjen Trump: “Princesha kërkon ta nxjerrë Melanian jashtë loje, prandaj ajo i referohet atyre si ‘gjarpërinjtë,’ Jared dhe Ivanka, sepse ata bëjnë çdo për të arritur atë që dëshirojnë. Dhe në fakt ia arrijnë.”
Winston Wolkoff thotë se Ivanka Trump i vinte qëllim vetes të joshte zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, si për shembull sekretaren e shtypit Kayleigh McEnany apo Mercedes Schlapp, të cilët ishin gjithashtu dhe objektiv i Melanias.
“Ne e quanim Ivankan ‘gjuetare seriale’. Ishte manipuluese. Nuk mund të shkosh të punësosh njerëz që punonin me Zonjën e Parë.”
Autorja i referohet gjithashtu Ivanka Trump si “Donaldi me kostum” dhe sulmonte në përgjithësi familjen Trump duke i quajtur “të thellë sa lëkura, dhe vetëm në shërbim të vetes”.
Top Channel