Diplomati Agim Nesho

Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e sotme që Kosova do të ketë zgjedhje brenda 40 ditësh.

Diplomati Agim Nesho i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” tha se ky vendim duhej të ishte marrë më parë dhe se është një lajm pozitiv për Kosovën. Ai e quan këtë vendim si një frymë e re edhe për Shqipërinë, pasi ngjarjet në që ndodhin në Kosovë lidhen me raportin mes dy vendeve.

“Duhej të ishte bërë më përpara, do të ketë një reflektim dhe votë popullore, u treguan shumë dështime, do të jetë pozitive për Kosovën, do të jetë frymë pozitive edhe për Shqipërinë. Kosova në një farë mënyre tregon se cili udhëheqës tregon impakt, çfarë raporti kanë me Kosovën, a garantojnë një mendim proeuropian? Ajo që ka më shumë rëndësi është se zgjedhjet e reja do të presin atë që vite më parë ka qenë lajmmotivi, nuk kalon çështja e Kosovës nga Serbia”, tha Nesho.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA