José Mourinho ka një objektiv të rëndësishëm për të përforcuar organikën e Tottenhamit në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për futbollistin e Leipzigut, Marcel Sabitzer. Trajneri portugez mësohet se ka krijuar përshtypje shumë të mirë për austriakun gjatë përplasjes në Champions League sezonin e kaluar kështu që është i gatshëm të shpenzojë deri 50 milionë euro për kapitenin e Red Bull Leipzigut.

Në fakt, ky operacion do të varet nga ajo që do të ndodhë me Tanguy Ndombelé, futbollist që verën e kaluar u përfol për kalimin te Barcelona e që në këto momente është shndërruar titullar fiks në ekipin e Mourinhos.

Kontrata e Zabitzer me Leipzigun përfundon në vitin 2022, kështu që ky është momenti i duhur për ta shitur për një vlerë të konsiderueshme, pasi në muajt e ardhshëm çmimi i tij do të binte ndjeshëm.

Ndikimi i këtij lojtari në ekipin gjerman sezonin e kaluar ishte aq i madh sa u përfshi në 11-shen ideale të Championsit.

Top Channel