FOTO/ Habit nëna e re: Kryej marrëdhënie me të fejuarin vetëm për Krishtlindje, jemi të lumtur që thjesht përqafohemi!

21/12/2020 11:26

Një nënë e re ka zbuluar se ajo kryen marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj vetëm një herë në vit, më 25 dhjetor, duke e përshkruar këtë si një “dhuratë për festën e Krishtlindjeve”!

Jen Stephens, 23-vjeç, nga Manchester shprehet për revistën “Fabulous” se është tepër e lumtur që burri i saj, Rob Walker e pranon këtë gjë dhe shton se: “E di që duket një çmenduri, por kjo funksionon shumë mirë për ne”.

“Fakti që kemi lënë Krishtlindjet mënjanë për seks, në të vërtetë na bën më të fortë si çift, ne e duam njëri-tjetrin akoma më shumë tani”, thotë ajo, duke shtuar: “Jemi të lumtur që thjesht përqafohemi dhe puthemi për pjesën tjetër të vitit”.

Ata janë bërë prindër të një vajze, e cila u ngjiz në Ditën e Krishtlindjeve në vitin 2019!

“Unë nuk pres që njerëzit të kuptojnë rregullat tona. Ne i bëjmë gjërat në mënyrën tonë dhe nuk na intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Marrëdhënia jonë është më e fortë se kurrë për shkak të betimit tonë, se do të kryejmë një herë në vit marrëdhënie seksuale”, thotë ajo më tej.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel