100 vjet gazeta “drita”/ Përkujtohen botimet që frymëzuan lëvizjet patriotike

21/12/2020 12:29

E para gazetë kombëtare në gjuhën shqipe, gazeta “Drita” e botuar nga Veli Hashorva mes vitit 1920-1924 ka përkujtuar 100 vjetorin e saj.

100 vjet më parë në faqet e organit që ndryshoi qasjen emancipuese dhe patriotike të vendit, u botuan thirrjet e para për edukim në gjuhën shqipe, thirrje publike për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë ndërsa gazeta u bë zëri i intelektualëve të shquar kohës, përfshi këtu Urani Rumbon, Petro Pogën, anëtarët e klubit patriotik “Drita”. Gazeta ja doli të lobojë për faljen e Avni Rustemit dhe u bë frymëzim i lëvizjes patriotike kombëtare.

Ceremonia e mbajtur në oborrin e ish klubit e më pas ish shkollës “Drita” nderoi me tituj mirënjohjeje edhe 7 gazetarë që vendosën themele të rëndësishme në shtypin e shkruar dhe në radio përgjatë dekadave të fundit.

100 vjet më parë Veli Hashorva shkruante për të parin titull nderi dhënë nga bashkia e Gjirokastrës kryekomandantit fitues të luftës së Vlorës. Në mënyrë simbolike botimi “100 vjet gazeta Drita” u çel me artikullin ku titulli “qytetar nderi” shkoi  për Veli Hashorvën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA