ministri Bledi Çuçi në familje Rasha

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vizituar paraditen e kësaj të diele familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga efektivi i repartit Shqiponja Nevaldo Hajdarajt.

Pak ditë pasi mori detyrën e re, ministri Çuçi i shoqëruar nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku dhe zëvendësdrejtori i policisë Albert Dervishaj u takuan me familjarë të 25-vjecarit të ndjerë.

Më herët në shtëpinë e familjes Rasha ka qenë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja Elisa Spiropali e po ashtu edhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Për vrasjen e 25 vjeçarit në kryeqytet dhe jo vetëm u zhvillua për 7 ditë me radhe protesta nga qytetarët që kërkonin drejtësi ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërsa efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën është i akuzuar për vrasje me dashje.

Vetë polici më herët ka shprehur pendesën e tij për vrasjen e 25 vjecarit.

Shefkie Demiraj Mataj, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës tha: Nevaldo Hajdaraj ka shprehur pendesë të thellë mbi aktin e kryer. Ai ka kërkuar që të afërmit e viktimës Klodian Rasha të ishin të pranishëm në seancë për t’iu kërkuar ndjesë publike.

Procesi gjyqësor ndaj policit të arrestuar do nisë së shpejti ndërsa të gjitha provat dhe dëshmitë janë mbledhur nga prokurori i cili në këtë vendim ka përjashtuar drejtorinë e policisë së Tiranës.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA