Gjykata e Beratit dha masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Vangjel Polovina, që akuzohet për “vrasje me paramendim”. Polovina vrau me kallashnikov, 3 ditë më pare, në një lokal të fshatit Goraj, 41-vjeçarin Ajet Guneli.
44-vjeçari hyri në Gjykatën e Berati, nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e masës së vlerësimit është zhvilluar pa praninë e mediave. Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi mësohet se i kërkoi gjykatës vlerësim të ligjshëm të arrestitmi të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. I arrestuari, Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.
Ka qënë gjyqtari Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat. 44-vjeçari Vangjel Polovina akuzohet për “vrasje me paramendim”. Mëngjesin e së enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.
Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes, për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ia kishte marrë me qira viktimës.
Top Channel