Juventusi e ktheu në stërvitore takimin me Parmën në “Tardini”, ku fitoi thellë me rezultatin 0-4. Ky ishte reagimi i duhur i bardhezinjve pas barazimit me Atalantën, sfidë në të cilën Cristiano Ronaldo humbi një 11-metërsh.
Ishte pikërisht CR7 që spikati në këtë përballje më një dygolësh, si për të thënë se gabimi përballë Gollinit ishte rastësi. “Ylli” portugez me këto finalizime arrin kuotën e 12 golave në Serinë A, dy më shumë se Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.
Golin e parë të takimit e shënoi Kulusevski në minutën e 23-të, ndërsa tri minuta më vonë Ronaldo bëri një nga fluturimet e tij, duke shënuar me kokë i shërbyer nga Morata.
5 herë fituesi i Topit të Artë e shënoi të dytin personal sapo nisi pjesa e dytë, këtë radhë i shërbyer nga Ramsey, ndërsa llogaritë me Parmën i mbylli Alvaro Morata, pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Top Channel