Plani djallëzor i Kristofor Kolombit me “Hënën e përgjakur” që parashikoi zemërimin e Zotit

19/12/2020 18:56

Eksploratori Kristofor Kolombi kishte bërë një parashikim më shumë se 500 vjet më parë duke thënë se Hëna do të kthehej në ngjyrë gjaku si një paralajmërim i “zemërimit të Zotit”, për të siguruar mbijetesën e ekspeditës së tij pas dështimit në oqean.

Dijetari italian që kreu katër lundrime përmes oqeanit Atlantik, i hapi rrugë kolonizimit të kontinentit Amerikan.

Lundrimet e tij të sponsorizuara nga mbretërit katolikë të Spanjës arritën kontaktet e para në zonën e Karaibeve, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore. Por detari i famshëm e gjeti veten një herë në 1503 të  bllokuar pasi një epidemi krimbash konsumuan të gjithë dërrasën e anijeve së tij, duke e detyruar të braktisë dy prej tyre e duke u ndalur me dy të tjerat në veri të ishullit, që është Xhamaika e sotme.

Fillimisht popullsitë vendase Arawak i mirëpritën detarët në siklet, duke u dhënë ushqim dhe strehim, por shpejt tensionet u përshkallëzuan.

Pasi qëndruan të bllokuar për gjashtë muaj, gjysma e ekuipazhit të Kolombit ngriti krye kundër tij dhe nisi të sulmonte e të vriste vendasit për t’u marrë ushqimin.

Në këtë situatë të dëshpëruar Kolombi fomuloi një plan dinak mashtrimi.

Ai kishte me vete një kopje të studimeve astronomike të dijetarit gjerman Johannes Muller von Konigsberg me informacione të detajuara për diellin, hënën dhe planetet, por më e rëndësishmja, të konstelacioneve yjore që përdoren për lundrim.

Me këto informacione ai kuptoi se një eklips total hënor ose ndryshe “Hëna e përgjakur”, do të ndodhte në 29 shkurt 1504.

Tre ditë para eklipsit Kolombi kërkoi një takim me kreun fisnor Arawak për t’i thënë se “Zoti i tij kristian ishte shumë i zemëruar që fisi nuk i kishte dhënë ushqim njerëzve të ardhur”, prandaj pas tre netësh Kolombi u zotua se Hëna e ngritur në qiell ‘do të përgjakej’.

Ai i premtoi kreut fisnor se Hëna “e ndezur nga zemërimi” ishte simbol i të gjithë ligësive që do të ndodhnin mbi ta.

Dhe në natën e parashikuar Hëna mori vërtet pamjen “e ndezur e të përgjakur”.

Biri i Kolombit, Ferdinand, shkruan më vonë se fisi Arawaks u tmerruan nga pamja dhe erdhën drejt anijes me ushqime dhe të mira, duke u lutur që kapiteni të ndërhynte te Zoti për llogari të tyre, dhe të kthente hënën normale.

Kolombi më pas thuhet se u kthye në kabinën e tij dhe llogariti fazat e ardhshme të eklipsit sipas teorive të Konigsberg.

Ai doli pas 50 minutash dhe dha lajmin se Zoti i kishte falur ata dhe do të rikthente hënën e zakonshme. Pak më vonë hëna nisi të rishfaqej.

Prej atehere fiset Arawaks i mbajtën të furnizuar mirë Kolombin dhe njerëzit e tij, deri në mbërritjen e anijes spanjolle të shpëtimit në 29 qershor 1504.

Termi “Hëna e përgjakur” nuk përdoret nga shkenca por lidhet me eklipsin total të hënës.

Nga tani deri në 2025, NASA parashikon pesë eklipse të “Hënës së Përgjakur”.

I ardhshmi është natën e 26 majit, 2021.

FOTO GALERI
3/4
Harte e perdorur nga Kolombi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA