“Partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit”- ambasadorja Yuri Kim zbulon çfarë diskutoi me Bashën

19/12/2020 23:20

Me anë të një postimi në Twitter Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka treguar temat që ka diskutuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ambasadorja vë theksin edhe një herë se të gjitha partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që garanton se SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira e të ndershme.

STATUSI NGA YURI KIM
Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA