Modelja famëkeqe iraniane e Instagram, e njohur si ‘Zombi Angelina Jolie’ raportohet se është liruar sot me kusht nga burgu, disa ditë pasi u dënua me 10 vjet për postimet e fotove të tmerrshme të vetes, të modifikuara për ta treguar si një ‘sozi prej kufome’ të aktores së Hollywood.
Fatemeh Khishvand, e lindur në Teharan, e njohur gjithashtu si Sahar Tabar në Instagram, u arrestua filimisht nga policia iraniane e moralit në tetor 2019 për “promovim të korrupsionit publik” teksa tentotne të tërhiqte vëmendje me foto të rreme të vetes, ku ngjasnte si tentativë e dështuar imitimi e aktores amerikane.
Tabar u bë e famshme në të gjithë botën në 2017 pas postimit të një serie fotosh dramatike të manipuluara ku ajo dukej me pamje vdekjeje dhe tipare ekstreme.
Imazhet bënë që shumë në rrjet ta krahasojnë atë me personazhin e kartonave “Nusja kufomë”, apo me versionin zombi të aktores së Hollywood, Angelina Jolie. Fotot e saj të rreme shoqëroheshin me komentet se kishte kryer “50 operacione plastike”.
Tabar tha më vonë se gjithçka ishte një lojë publicitare, e krikuar me makiazh dhe me manipulim profesional të fotove. Ajo e provonte këtë duke treguar fotot reale të vetes ku nuk shihej asnjë nga tiparet ekstreme të fytyrës.
“Kjo është bërë me Photoshop dhe makiazh. Sa herë publikoj një foto, lyhem në mënyrë qesharake. Është një mënyrë të shprehuri, një lloj arti. Fansat e mi e dinë këtë, ata e dinë që nuk është fytyra ime e vërtetë”, ka shpjeguar ajo më herët.
Por lojrat e saj nuk u kapërdinë mirë nga autoritetet iraniane teksa Tabar u arrestua për blasfemi, nxitje dhune dhe përfitim me mjete të papërshtatshme, shkruan agjencia vendase e lajmeve Tasnim.
Megjithse mori dënimin me 10-vjet burg, Tabar është liruar tashmë, çka sipas gazetarit iraniano-amerikan Masih Alinejad, ndodhi prej ‘presionit të gjerë mediatik’.
Tabar konfirmoi edhe vetë për agjencinë Tasmin se gjykatësi e lejoi të lirohej me kusht.
Top Channel