Pesë foshnja të lindura nga nëna të infektuara me koronavirus, gjatë një studimi në Singapor kanë patur antitrupat kundër virusit, edhe pse kërkuesit thonë se është ende e paqartë se çfarë niveli mbrojtjeje ata antitrupa mund të ofrojnë.

Zbulimet e një studimi mbi 16 gra shtatzëna, të publikuara të premten, po ashtu tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kishin raportuar simptoma të moderuara me reagime më të ashpra te vetëm një prej tyre, në moshë më të madhe dhe me peshë më të madhe po ashtu, një tendencë kjo që pasqyrohet edhe në popullatën e gjerë.

Nga pesë nënat që lindën fëmijët e tyre deri në kohën e publikimit të studimit, të gjithë foshnjat kishin antitrupa – thonë ekspertët. Numri i antitrupave te bebet varionte dhe ishte më i lartë te ato, nënat e të cilave ishin infektuar më afër kohës së lindjes.

Sidoqoftë, studiuesit tërheqin vëmendjen se nevojitet një monitorim i mëtejshëm për të parë nëse antitrupat do të shënojnë rënie, ndërsa foshnjet rriten.

 

Top Channel