Zaev vizitë në Pustec/ Flet dhe për konfliktin me Bullgarinë për gjuhën dhe etninë

18/12/2020 15:11

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vizituar shkollën e Pusteci ku jeton minoriteti Maqedonas, ndërsa ka komentuar jo vetëm rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE por edhe marrëdhënien  me Bullgarinë. 

“Shume rruge Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane te përbashkëta, po ashtu edhe rrugetimin per ne BE e kemi te përbashkët. Edhe pse morëm nje zhgënjim per arritjet e fundit BE, edhe ose ajo eshte rrugëdalja e vetme e te 2 shteteve per integrim, te 2 shtetet meritojnë te vazhdojnë rrugëtimin ne BE. Ne po vazhdojmë konsultimet per te përfunduar kete problematike qe ne fakt nuk e dime se cfare problemi eshte, sepse jemi shtete mike, por po punojme qe te gjejme nje zgjidhje dhe shprese sa me shpejt per tu integruar”.

Njëherë problemi ishte emri i gjatë i shkurtër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më pas kanë qartësuar me shtetin bullgar qe nuk kane problematike me shkëmbimin e territoreve. Tani po punojnë qe te zgjedhin problematika qe jane me te vogla si ne aspektin e historisë edhe pse si shtete po bashkëpunojnë per marrëveshjen e miqësisë qe kane per infrastrukturën dhe projekte te ndryshme. Ndoshta kjo marrëveshje miqësie mes Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut nuk realizohet ne fazën me te larte, por po ecën mire. Të mos ishte koha e pandemisë dhe zgjedhjet qe ishin ne Maqedoninë e Veriut mendoj se kjo marrëveshje miqësore do kishte ecur me përpara, por shpresoj se do te gjejmë një zgjidhje te pëlqyeshme nga te dyja palët.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut ishte e gatshme të bëjë lëshime për të vijuar me marrjen e përgjigjes pozitive për çeljen e negociatave ashtu sikundër veproi në rastin e ndryshimit të emrit për Greqinë Zaev tha se nuk ka arsye për të lëshuar diçka dhe as kërkesa të tilla.

Njëherë duhet bërë e qarte se Në asnjë bisedim nuk është teme diskutimi gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas , dhe kjo është bere e qarte nga ana jone edhe është pranuar nga pala bullgare. Prandaj nuk shoh se duhet te kete dicka  qe ne duhet te leshojme por po bejme përpjekje te medhaja qe te vazhdojmë projekton qe do lidhe Shqipërinë , Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Kryeministri Zaev u ndal edhe tek takimi i radhës për mini shengenin ballkanik që pritet të zhvillohet në janar dhe që shton mundësitë për Ballkanin perëndimor.

“Kjo eshte nje iniciative qe eshte per te miren e gjithë rajonit dhe duhet te vazhdoje se te mirat  jane të dukshme dhe po punohet per levizjen e lire te shtetasve te rajonit. Po presim që edhe Kosova te kycet sepse ketu ka pojekte infrastrukture qe jane ne benefit per te gjithe rajonin. Ne janar do te kete takim dhe ketu kryeministri Rama thote qe perderisa po flasim per marrëdhëniet e mira mes Shqiperise dhe shqiptareve te  Maqedonise duam ti bejme thirrje Kosoves ti bashkëngjitej kesaj iniciative per te mirat e rajonit. Shpresoj qe edhe Mali i Zi dhe Bosnja Herzegovina ti bashkohen kësaj iniciative pas Kosovës”.

Nga ana tjetër Pavarësisht rasteve të larta të pandemisë në rajon Zaev pohoi se nga ana e Maqedonisë së Veriut kufijtë do të qëndrojë të hapur pasi në situatën aktuale nuk ka konstatime se për hapja po vjen pikërisht për shkak të lëvizjes në kufi.

“Vendimi i qeverise ka qene qe  te behet hapje me te gjitha vendet e rajonit, i vetmi shtet qe ka menduar masa shtese është Serbia qe ka arsyet e veta, por deklaroi qe nuk do ketë masa shtese mes Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë pasi ka konstatuar qe nuk ka shkak qe te transportohet virusi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA