Tërmeti me fuqi prej 5,1 ballë godet ishullin në Japoni

18/12/2020 12:09
Foto ilustruese

Një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë ka goditur ishullin Izu Oshima në jug të Tokios, kryeqytetin e Japonisë.

Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë është regjistruar pasdite sipas kohës lokale në ishullin Izu Oshima.

Bëhet e ditur se tërmeti, që ndodhi në thellësi të vogël, u ndje në ishujt përreth dhe nuk është lëshuar alarm për cunami.

Top Channel