Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e ministrit të ri në Ministrinë e Brendshme, është ndalur tek një studim i bërë nga Suedia për opinionin që kanë shqiptarët për Policinë e Shtetit.

Sipas Ramës bëhet fjalë për një anketim krejtësisht të pavarur dhe shumë të besueshëm dhe shumë domethënës për ecurinë e punës së policisë.

Më tej Rama ka shtuar se janë pyetur qytetarët dhe prej tyre është marrë opinioni mbi perceptimin  tyre për policinë e shtetit dhe për aspekte të ndryshme të punës dhe veprimtarisë së policisë.

“Përpara pak ditësh, qeveria suedeze ka publikuar anketimin e përvitshëm lidhur me policimin në komunitet dhe unë do të dëshiroja shumë që rezultatet e këtij anketimi të jenë edhe hapi i parë i komunikimit të ministrit të ri të Brendshëm në të gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe po ashtu edhe me publikun, pasi bëhet fjalë për një anketim tërësisht të pavarur, të besueshëm dhe shumë domethënës për të pasur një pasqyrë objektive të ecurisë së punës së Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për një anketim krejtësisht të pavarur dhe shumë të besueshëm dhe shumë domethënës për ecurinë e punës së policisë,. Shumë e rëndësishme posaçërisht në këtë moment një pasqyre besnike e marrëdhënieve mes policisë së shtetit dhe qytetarëve. Janë pyetur qytetarët dhe prej tyre është marrë opinioni mbi perceptimin  tyre për policinë e shtetit dhe për aspekte të ndryshme të punës dhe veprimtarisë së policisë.  Më vjen mirë të nënvizoj se bëhet fjalë për një pasqyrë mbresëlënëse dhe shumë domethënëse edhe sa i përket potencialit të përmirësimit të punës së policisë”, tha Rama.

Top Channel