Projekti i ri i postave/ Kryeministri Rama ndjek prezantimin e shërbimit E-Wallet

18/12/2020 15:15

Posta Shqiptare këtë fund-viti prezantoi shërbimin “e-Wallet”, portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, përmes të cilit  tashmë mund të kryhen  të gjitha  shërbimet postare përmes telefonave celular. Nisjen e këtij shërbimi e ndoqi kryeministri Edi Rama nga qyteti Elbasanit.

“Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet e administratës për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot, ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot”.

Ndërsa në Labinot Mal kryeministri Rama bashkë me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, deputet në këtë zonë, panë  ecurinë e punimeve të ndërtimit të një rruge  17 kilometra e cila do tu shërbejë 20 mijë  banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA