“Askush nuk do të vaksinohet kundër vullnetit të tij dhe vaksina do të jetë e detyrueshme nën disa kushte”. Kështu thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të Brazilit në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.

Më tej theksohet se, autoritetet qendrore dhe lokale nuk do të mund të sanksionojnë qytetarët që refuzojnë vaksinimin.

Anketën që e zbatoi Datafolha, e që përfshiu qëndrimet e njerëzve për vaksinimin kundër COVID-19, tregoi se pothuajse 20 për qind e qytetarëve të Brazilit nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Anketa e njëjtë u zbatua edhe para 4 muajve, kur numri i qytetarëve që nuk dëshirojnë të marrin vaksinën ishte 10 për qind.

Fushatën kundër vaksinimit e mbështet edhe presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i cili më 7 korrik u diagnostifikua me COVID-19.

Në Brazil që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 7.111.527 persona, prej të cilëve 184.876 humbën jetën nga COVID-19.

Top Channel