Muzika argjentinase shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

18/12/2020 14:00

Chamamé, një muzikë dhe vallëzim tradicional nga Argjentina verilindore është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukimin, shkencën dhe kulturën, Chamame pasqyron një seri të tërë vlerash thelbësore: dashurinë për tokën, në të cilën fauna dhe flora e saj kanë lindur, devocionin fetar dhe harmoninë mes njeriut dhe natyrës.

Muzika dhe vallëzimi i zakonshëm në festa në provincën Corrientes në Argjentinë u vlerësua bashkë me disa shprehje kulturore të tjera, të rralla nga bota. Vlerësimi nga UNESCO i ka kënaqur jo pak argjentinasit.

Chamame ka sipas vendasve, një mesazh të fortë vëllazërimi dhe integrimi. Ajo i bashkon ata me të tjera popullata në Brazil, Paraguaj dhe Uruguaj. Chamame është një trashëgimi që na lidh dhe identifikon, thonë ata.

 

Top Channel