Borussia Dortmund bie sërish, këtë herë me rezultatin 2-1 ndaj Union Berlin në transfertën kryeqytetase, duke konfirmuar se është po ajo skuadra me oshilacione që është shfaqur edhe gjatë viteve të fundit.
Ndonëse e nisën me pretendimin për t’u shpallur kampionë, verdhezinjtë kanë pësuar 5 humbje në 13 ndeshje dhe pikërisht për mungesë rezultatesh një javë më parë u shkarkua edhe trajneri Lucien Farve, ndaj skuadra aktualisht drejtohet nga Terzic.
Pas një pjese të parë me pak raste për shënim, Union Berlin zhbllokoi sfidën në minutën e 57’ me anë të Awoniyi, por Borussia Dortmund reagoi shumë shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë riktheu baraspeshën me anë të sulmuesit të talentuar Yousufa Moukoko.
Ky i fundit disa ditë më parë u bë lojtari më i ri që debuton në kampionatin gjerman, ndërsa sot u bë futbollisti më i ri që shënon një gol në Bundesligë, pasi është vetëm 16 vjeç e 28 ditë.
Golin e fitores për Union Berlin e shënoi mbrojtësi 25-vjeçar gjerman Marvin Friedrich në minutën e 77’, ndërsa deri në fund Dortmundi nuk arriti të shmangë humbjen që e lë përkohësisht në vendin e katërt me 22 pikë.
Top Channel