Ministria e Arsimit e cila mori pjesë në vizitën e kryeministrit Zaev në bashkinë e Pustecit dha lajmin se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që mësimi online nuk ka efikasitetin që ka mësimi që zhvillohet në bankat e shkollës megjithatë jemi në kushte pandemie.

Skenari që kemi aplikuar është një skenar fleksibël që varet nga specifikat. Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha ajo.

Ndërsa në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor.

Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.

Top Channel