Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shkruan: “Unë jam një nga ju sot”, duke paralajmëruar gjithashtu publikun që të “tregojë kujdes”.

Mediat sllovake, përfshirë Slovak Spectator, raportuan se Matoviç u takua me dy udhëheqës të koalicionit të enjten.

Javën e kaluar, ai po ashtu mori pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Presidenti francez Emmanuel Macron, midis udhëheqësve që morën pjesë në samit, njoftoi po ashtu të enjten se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Top Channel