‘Klodianin nuk e kthejmë dot’/ Rama: Do bëjmë gjithçka që raste të tilla të mos përsëriten kurrë

18/12/2020 17:05

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e Bledi Çuçit si ministri i ri i Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, është ndalur edhe një herë tek vrasja nga efektivi i policisë së Klodian Rashës.

Rama u shpreh se Klodianin nuk e kthejmë dot, pro do bëhet gjithçka që raste të tilla të mos përsëriten.

 “Pa shkuar te ekstremet kemi bërë jashtëzakonisht shumë së bashku për të larguar gjithmonë e më shumë efektivin e policinë në rrugë nga lidhja e menjëhershme me bakshishin, me korrupsionin. Nuk duhet të gënjejë mendja askënd që kjo është një betejë e fituar, është një betejë që duhet të vazhdojë. Të gjitha duhen parë më vëmendje, ajo që ndodhi nuk e kthen më në jetë Klodianin edhe sikur ne të gjithë së bashku të japim jetën tonë. Por ajo që ndodhi duhet të shërbejë që të mos ndodhin kurrë të tilla tragjedi. Zbardhja e ngjarjes është meritë e drejtorit të SHÇBA, drejtorit të Policisë së Shtetit dhe padyshim Sandër Lleshaj.” ka thënë Rama.

Top Channel