Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest me burg’ në ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Vera Prenga, pasi u kap me 1.2 kg kokainë të fshehur në lavatriçe.

Por pas apelimit të këtij vendimi nga ana e Prokurorisë, Gjykata e Apelit Shkodër vendosi sërish masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Vera Prengën dhe Policia e Lezhës bëri sërish ndalimin e kësaj shtetase.

Burime bëjnë me dije se Policia e Lezhës bëri ndalimin edhe të ish-bashkëshortit të saj të cilin e kishte shpallur në kërkim.

Top Channel