Ish- konkurentët e Për’puthen mendojnë se Ana duhet të largohet

18/12/2020 15:04

Të pyetur në emisionin “Shqipëria live”, disa nga ish-konkurentët janë dakord me largimin e Anës nga Për’puthen pasi ka thyer rregullat e produksionit.

Fjorela thotë se Ana ka thyer rregullin kryesor, konkurentët nuk duhet të takohen jashtë. Megjithatë e konsideron të rëndë atë që i ka ndodhur Anës dhe të gabuar veprimin e Arjonit,-“për një vajzë më duket shumë e rëndë, më vjen keq për familjen e saj”.

Graciono Tagani fajëson Arjonin por largimin e Anës e konsideron si një veprim në zbatim të rregullave të Për’puthen.

Erjoni, nga ana tjetër thotë se ana Ana duhet të ishte larguar më parë nga emisioni, nuk është fare e vërtetë aty brenda ndërsa rrëfen se edhe ai komunikonte me Anën jashtë studios gjatë kohës që ishte në emision.

Ana është përjashtuar përkohësisht nga emisoni pas publikimit të fotos ku shfaqet në gjumë, në një shtrat me Arjonin. Veprimi i Arjonit duke publikuar foton ka ngjallur shumë debate në studio dhe ende nuk është marrë vendimi për përjashtimin ose jo të Anës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA