Holanda regjistroi 12.844 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Përkundër shumë masave të marra, numri i rasteve u rrit me 12.844 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 652.525.

Ky ishte numri më i lartë ditor i rasteve në vend që nga fillimi i pandemisë.

Me vdekjen e 77 personave të tjerë në 24 orët e fundit për shkak të virusit, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 10.321.

Qeveria njoftoi në fillim të javës se rregulla më të rrepta të karantinës janë miratuar deri më 19 janar 2021. Në këtë kuadër, të gjitha tregjet dhe dyqanet, përfshirë edhe shkollat, janë mbyllur.

Top Channel