Guterres: Epidemia duhet të luftohet brenda kornizave të bashkëpunimit ndërkombëtar

18/12/2020 10:05

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres tha se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) duhet të luftohet brenda kornizave të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Berlin, Antonio Guterres mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sekretari i OKB-së, i cili kërkoi mbështetje për Programin Global të Qasjes në Vaksinat COVID-19 (COVAX) të krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha se disa vende kanë blerë shumë më shumë vaksina sesa duhen për popullin e tyre dhe se këto mund t’u japin vendeve në zhvillim.

Guterres theksoi se lufta kundër COVID-19 mund të bëhet me bashkëpunim ndërkombëtar e jo me nacionalizëm, ndërsa tha: “Sigurisht që qeveritë kanë përgjegjësi të mbrojnë njerëzit e tyre, por ju nuk mund ta mbroni popullin tuaj nëse vendet e tjera nuk e kanë këtë mbrojtje”.

Duke kërkuar shpërndarje të barabartë të vaksinës Guterres tha se vaksina duhet të jetë efektive dhe e arritshme për të gjithë në botë.

Ndërkaq në lidhje me financimin e Programit Global të Qasjes në Vaksinat COVID-19 (COVAX) Sekretari Guterres tha se ende mungojnë edhe 20 miliardë dollarë.

Top Channel