Fundoset anija e mallrave në Vietnam, 15 të zhdukur

18/12/2020 09:20

Të paktën 15 anëtarë të ekuipazhit janë zhdukur pasi një anije mallrash e Panamasë u fundos në detet e Vietnamit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes Vietnam Times, anija që transportonte argjilë të Malajzisë në Hong Kong u fundos në brigjet e provincës qendrore të Vietnamit Binh Thuan.

Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur 15 persona të zhdukur, 11 shtetas kinezë dhe katër vietnamezë.

Sipas informacioneve fillestare, kapiteni kontaktoi autoritetet në ishullin Phu Quy për një problem me anijen dhe kërkoi leje për të ankoruar.

Megjithatë, anija ishte rreth 2,8 kilometra larg nga porti i provincës Phu Quy kur u fundos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA