Foto/ Kush është 37-vjeçari që u ekzekutua dje nga qiramarrësi në Kuçovë

18/12/2020 13:00
Viktima Ajet Guneli

Ajet Guneli është 37-vjeçari i ekzekutuar ditën e djeshme nga qiramarrësi i tij në një lokal në fshatin Goraj të qytetit të Kuçovës.

Sipas burimeve ai rezulton të jetë ende në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditës së djeshme,në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit, Ajet Guneli.

Burime nga Morgu i Beratit konfirmojnë se janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për të marrë vëllanë e tyre të vdekur.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov, që është edhe arma e krimit.

Në trupin e viktimës ka pasur 20 plumba, 1  plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm dhe si pasojë ka vdekur në vend.

Ndërsa autori Vangjel Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes. Ai tha se e gjitha nisi kur nuk kishte para për t’i paguar qiranë, ndërsa ia kishte likuiduar me mish, por përsëri viktima e kishte marrë në telefon duke e sharë. Në gjaknxehtësi ai kishte marrë kallashnikovin dhe kishte shkarkuar të gjithë karikatorin në trupin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA