Prezantuesja bukuroshe radiofonike australiane Jana Hocking, në serinë e radhës të këshillave mbi njohjet e reja tregon se cilat janë lëvizjet kyçe për të siguruar një takim të dytë me personin që pëlqeni.

Beqarja e famshme australiane thotë se gjetja e një vend-takimi me dritë të ulët dhe atmosferë, mund të bëjë mrekullira për lindjen e shkëndijave të dashurisë.

Sipas saj, qoftë kjo një restorant apo bar jo shumë luksoz, mungesa e dritave të forta mund t’i bëjë të dyja palët të ndjehen më të rehatshme.

Në kolonën e saj Jana shkruante: “Nuk ka gjë tjetër si një bar i pandriçuar, ose një darkë me dritë qirinjsh, që të nxjerrë dy pjesëmarrësit në dritën e tyre më të mirë”.

Ajo insiston: “Kjo jo vetëm që i shton eventit filtrin e duhur  që mund të gjendet vetëm në rrjete si Instagram, por dhe një ambjent të zbutur e të relaksuar. Pak muzikë sensuale në sfond mund të bëjë mrekulluira për një takim të parë romantik”.

“Në një ambjent të tillë vajzat mund të fshehin ndonjë gërvishtje në këmbë, nëse janë rrëzuar aksidentalisht nga krevati pasi kanë ardhur të dehura një natë më parë. Kjo do t’i shëronte ato gjatë takimit, pa u kuptuar nga persona të tjerë.”

Në kundërshtim me këtë, Jana nuk rekomandon takime që i lënë vajzat tërësisht të ekspozuara.

 

Jana shton se preferon të vishet mirë dhe të ndjehet e sigurtë te vetja, por jo të duket sikur ka kaluar të gjithë ditën në palestër.

Top Channel