Australia vendos ministër të ri tregtie mes tensioneve me Kinën

18/12/2020 12:16
Kryeministri australian, Scott Morrison

Kryeministri australian, Scott Morrison ka njoftuar riorganizimin e kabinetit tw tij, duke emëruar një ish-diplomat si ministër të ri të tregtisë mes marrëdhënieve gjithnjë e më të acaruara me Kinën.

Ministri i Arsimit, Dan Tehan, është zhvendosur në portofolin kryesor të ministrit për tregtisë, turizmit dhe investimeve pasi paraardhësi i tij, Simon Birmingham, u emërua si ministër i financave në muajin tetor, pas daljes në pension të Mathias Cormann-it nga politika federale.

“Dan sjell kredenciale të forta për këtë rol si një ish-oficer në Departamentin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, si dhe një ndjenjë të mirë të interesave të veçanta të Australisë rajonale në një sistem të hapur, të bazuar në rregulla tregtare”, tha Morrison në një deklaratë me shkrim.

Emërimi i ri vjen një ditë pasi drejtori i thesarit, Josh Frydenberg, tha se tensionet tregtare të Australisë me Kinën janë serioze, por se ata duan që marrëdhënia të vazhdojë pasi po eksplorohen tregjet e reja.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Canberras u prishën pasi kjo e fundit u bashkua me aleatët e saj perëndimorë në kërkimin e një hetimi për origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.

Më 28 nëntor, Kina vendosi mbi 200 për qind tarifa ndaj importeve të verës australiane.

Të mërkurën, Australia njoftoi se do t’i qaset Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO) kundër Kinës lidhur me imponimin e tarifave.

Morrison po ashtu emëroi disa ministra të tjerë, përfshirë Alan Tudge si ministër të ri të arsimit dhe rinisë, si dhe Luke Howarth si ndihmës ministër për rininë dhe shërbimet e punësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA