Këngëtari i njohur amerikan i rrymës hip-hop Eminem, ka përdorur një këngë të re për të karkuar falje ndaj artistes Rihanna pasi kishte “mbajtur anën” e ish-të dashurit të saj Chris Brown, kur ky i fundit e sulmoi fizikisht atë në vitin 2009.

Eminem thotë në lirikat e këngës së re Zeus: “Dhe megjithë zemër i kërkoj falje Rihanna për atë këngë që doli/ Më fal, Rih, nuk desha të të shkaktoj lëndim.”

Eminem i referohet në vargje një kënge jo-zyrtare por të publikuar në rrjet në 2019, në të cilën mes të tjerash thotë “sigurisht që mbaj anën e Chris Brown” ne lidhje me sulmin e Brown ndaj ish-te dashures.

Kënga Zeus është pjesë e albumit surprizë të Eminem “Murdered By Side B”, i publikuar sot.

Pas publikimit të këngës jo-zyrtare në 2019, një përfaqësues i Eminem tha: “Ky publikim është bërë vjedhurazi për diçka që është bërë rreth 10 vjet më parë. Kur Eminem e regjistroi atë, e flaku dhe e ripunoi duke e ndryshuar”.

Por në këngën e tij të re repisti pranon se lirikat “ishin të gabuara nga unë”.

Brown ka pranuar sulmin ndaj ish-të dashurës së tij Rihanna në vitin 2009, dhe u dënua me pesë vjet liri me kusht e shërbim komunitar.

Ndërkohë Eminem e Rihanna kanë bashkëpunuar disa herë në fushën muzikore, duke përfshirë dhe këngën e famshme të vitit 2010 ‘Love the Way You Lie’, si dhe hitin  Numb në albumin e Rihanna në 2012, Unapologetic. Ata kanë kënduar bashkë në këngën ‘The Monster’ nga albumi i Eminem, The Marshall Mathers në 2013.

FOTO GALERI
2/3
Eminem e Rihanna kanë bashkëpunuar disa herë në fushën muzikore

Top Channel