Foto ilustruese

Vlorë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë rreth orës 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues  P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë,  ka aksidentuar me pasojë vdekje S. G., rreth 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues  shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë,  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel