​Portugalia vendos orë policore natën e Vitit të Ri

18/12/2020 08:51

Ora policore nga 23:00 do të hyjë në fuqi në Portugali natën e Vitit të Ri, deklaroi sot kryeministri Antonio Costa, në kuadër të masave qeveritare për të frenuar përhapjen e koronavirusit gjatë një nate normalisht të ngarkuar.

“Ne duhet të përjashtojmë plotësisht festimet e Vitit të Ri,” u tha Costa gazetarëve pas një video-takimi me ministrat, duke shtuar se njerëzit nuk do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre midis orës 13:00 dhe 05:00 të mëngjesit nga data 1 deri më 3 janar, raporton Reuters.

Kryeministri portugez ka shpjeguar se qeveria do të shtrëngojë masat para Vitit të Ri, por rregullat rreth Krishtlindjeve nuk janë aq të rrepta. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e njerëzve që mund të mblidhen për familje për Krishtlindje dhe ndalimi i udhëtimit në vend nuk do të jetë në fuqi midis 23 dhe 26 dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA