
25/04 18:37
Me thirrjet për të dalë jashtë, e duke goditur tavolinat e tyre, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë penguar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit, deputetët opozitarë kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”. Nënkryetarja Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputetët që të krijojnë kushtet për të vazhduar seanca.
“Ju lus të krijoni kushtet. A mund të vazhdojmë me punë, ju lus të krijoni kushtet, të mbani qetësi. Jashtë po thonë. Atëherë pauzë dhjetë minuta, I ftoj shefat e grupeve parlamentare për konsultim… 15 minuta pauzë”, tha ajo.
Top Channel