Vdes “Kim Kardashian e Meksikës” pas ndërhyrjes estetike në të pasme, në moshën 29 vjeçare (Fotot)

17/12/2020 16:28

Një modele e famshme në Instagram e njohur ndryshe si Kim Kardashian e Meksikës, raportohet se ka vdekur në moshën 29 vjeçare pas një operacioni të dështuar estetik në të pasme në Kolumbi.

Joselyn Cano nga Newport Beach, në Kaliforni por me origjinw meskikane, raportohet se ka vdekur në 7 dhjetor, teksa një lidhje direkte me atë që besohet se ishte funerali i saj është shpërndarë kësaj jave në rrjetin Youtube.

Lajmi u dha nga modelja tjetër Lira Mercer e cila shkruante dje në rrjetet sociale: “O Zot, Joselyn Cano ka vdekur në Kolumbi duke bërë operacion. E pabesueshme”.

Vdekja e Cano ende nuk është konfirmuar nga familja e saj por njerëzit kanë nisur të bëjnë ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

Cano ishte modele, “influencuese” në rrjetet sociale dhe kishte reth 12 milionë ndjekës në postimet e saj.

Një video prej tre orësh e asaj që besohet se qe funerali i saj u transmetua në Youtube, ku shiheshin të dashurit që i bënin homazhe një arkivoli me foton e saj.

Një mesazh në video shkruante: “Joselyn erdhi në këtë jetë më 14 mars 1990, ndërsa nisi jetën e përjetshme të hënën më 7 dhjetor 2020.’

Duke folur për vdekjen e saj në Twitter një person shkruante: ‘Rip Joselyn Cano aq e re dhe aq e bukur.’

Një tjetër shkruante: ‘What the f**k? Joselyn Cano vdiq pas një operacioni estetik në Brazil? Kjo është e çmendur.’

Në operacionet braziliane të zmadhimit të të pasmeve, yndyra merret nga pjesë të tjera të trupit dhe vendoset në të pasme, por nëse kjo nuk bëhet siç duhet mund të shkaktojë ‘embolizëm’, që do të thotë se yndyra mund të hyjë në qarkullimin e gjakut duke bllokuar enët.

FOTO GALERI
2/9
29 vjeçarja thuhet se nuk ia doli pas një operacioni të dështuar estetik në të pasme në Kolumbi.

Top Channel