Sondazhi për personazhin e vitit/ Votimi në faqen zyrtare të Top Channel në Internet

17/12/2020 19:47

Ashtu siç është bere zakon edhe këtë vit ne faqen zyrtare te Top Channel mund te gjeni sondazhin qe përcakton personazhin e vitit.

2020 padyshim ka qene një vit i vështire per te gjithë sidomos për personat qe kane ndikuar jo pak ne jetën e qytetareve duke përmendur këtu mjeket e pandemisë apo dhe figura te tjera te njohura.

Kete here ndryshe nga zakonisht Top Channel nuk ka përcaktuar emra per te votuar por jeni ju qe jepni alternativat tuaj.

Pasi te keni hapur faqen Top-channel.tv do ndaleni te seksioni Personazhi i vitit duke klikuar. Ne vijim do shfaqet nje tekst sqarues e fill pas tij shkrimi Dërgoni Propozimet tuaja.

Ju keni mundesine te zgjidhi 5 emra qe i cilesoni si ndikues ne jeten tuaj apo te Shqipërisë ne vitin qe po mbyllet.

Mjeket pershembull patën nje rol te rendesishem ne shoqeri per shkak te pandemisë ku shume prej tyre nuk i sherbyen vendit vetem nga spitalet por ddhe nga ekrani me keshilla duke i qetesuar por mbi te gjitha qartesuar.

Vitin e kaluar gara ka qene e madhe ashtu sic na ndodhur nder vite ku kete titull e kane marre personalitete te shumta shqiptare por edhe te huaja qe kane spikatur me veprat dhe aktivitetet e tyre ne jeten e shqiptareve. Marin Mema i cili vitin e kaluar pati gare te forte ne votimet tuaja me zonjen Luljeta Bozo, kete vit ka ndertuar 5 shtepi per ata te cilet humben banesat e tyre nga termeti i 26 nentorit te vitit te shkuar. Viti 2020 la gjurme te madhe ne jeten e te gjitheve ku kryefjala mbetet pandemia apo dhe muajt e karantines. Vendosni ju per personazhin e vitit me votimin qe do te mbyllet ne daten 31 dhjetor, ndersa fituesin do e njihni ne edicionin e fundit informativ te 2020, ne oren 19:30 ne Top Channel.

Top Channel