Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare 3-ditore.
Osmani e ftuar ditën e sotme në Kuvendin shqiptar bëri thirrje që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në këtë luftë për drejtësi. Ajo përmendi edhe një pjesë nga jeta e saj, ku gjyshin ia vranë serbët, kurse dajën regjmi i Enver Hoxhës.
“E kemi detyrë morale e njerëzore fillimisht të lexojmë e kuptojmë kapitullin që akoma qëndron para nesh. Ne jemi Si dy motra që nuk kursejnë asgjë për njëra tjetrën. Serbia nuk ka ndryshuar duhet të bashkohemi që të mos lejojmë që e vërteta të përmbyset para syve tanë. E vërteta është që Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe Kosova mbrojti pragun e saj. Të punojmë bashkë me dy flamuj por me një shpirt që nuk ka mundur askush që ta mposhtë e t’i tregojmë botës se ne do t’ia dalim. Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Ju ftojmë që të punojmë që edhe flamuri i republikës së Kosovës të valojë në Nato e në Kombet e Bashkuara. Gjyshi im ka përjetuar tortura nga serbët e nga ato tortura vdiq, nga ana tjetër vëllai i nënës iku nga torturat e serbëve por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo nuk është vetëm historia ime por është histori e mijëra familjeve shqiptare por le të jetë guximi i tyre për tu thënë jo regjimeve shtypëse për secilin prej nesh ku rinia jonë ndikohet nga vendimet që marrim ne. Ne ju ritheksojmë gatishmërinë e dashurinë që të çojmë përpara dy shtetet tona”, mbylli fjalën e saj Osmani.
Top Channel