Gati 30 nxënës kanë marrë mbështetje psikologjike në shkollat e qytetit dhe të fshatit në Gjirokastër, gjatë periudhës së ngarkuar me infektime.

Ekspertët bëjnë me dije se situata rriti kërkesat për ndihmë psikologjike edhe mes mësuesve dhe prindërve dhe besohet se po ndikon në përgjithësi të nxënit dhe mësimdhënien. Anjeza që drejton grupin e psikologëve në shkolla gjithashtu shton se pandemia gjendja e ankthit, stresit dhe mungesa e optimizmit nxori në pah edhe shumë probleme të mbartura nga e kaluara që ishin të padukshme më parë.

Anjeza Avduli psikologe klinike

Gjatë nëntorit virusi qarkulloi me shpejtësi në shkolla duke prekur pjesën më të madhe të mësuesve dhe ndoshta edhe shumicën e nxënësve që në 80% të rasteve ishin asimptomatikë. E ndërsa është duke u diskutuar për një mbyllje të shkollave apo zgjatje të pushimeve të dimrit në Gjirokastër, ekspertët e arsimit mendojnë se fakti që shumica e mësuesve kanë tashmë imunitet ndaj virusit do të thotë se më e keqja edhe në planin psikologjik tashmë ka kaluar. Situata e re sipas tyre shkon në favor të zhvillimit të mësimit në shkolla.

Gjirokastra me gati 4300 nxënës prej të cilëve 521 janë maturantë provoi gjatë pranverës se mësimi online pati disavantazhe të shumta, që nga përdorimi me vështirësi i platformave, cilësia e mësimdhënies, si aksesi i pamjaftueshëm ndaj teknologjisë dhe internetit.

Top Channel