Që kur protesta për Klodian Rashën u përshkallëzuan mazhoranca drejtoi gishtin nga ish kryeministri Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Këtë e përsëriti sonte në Open Taulant Balla i cili tha se pas dhunës në protesta qëndron Berisha dhe Meta.

Balla: Që në ditën e parë u vetëshpallen disa individë, një prej të cilëve me rekorde kriminale, nuk hyj ne emra se s’dua ta ulë debatin. Dhe që nga ai moment protesta u grabit nga PD dhe LSI dhe pastaj filluan në qytete të tjera. Goditja e selisë së PS është vepër personale e Metës dhe Berishës .

Grabitja e protestës nga PD e LSI solli dhunën. Nëse këtu do ishte protestuar nga qytetarët apo të tjerë s’do kishte problem po mos të kishte patur dhunë, dhe atë e bënë PD dhe LSI.

Abilekaj: Organizmi ishte online, nuk u bë nga opozita, madje u kompleksua opozita. Nëse aty ka pasur njerëz të paguar kjo është shumë e rëndë dhe kjo nuk mund të ndalojë këtu. Partitë duhet të marrin përgjegjësi, të hetojë dhe prokuroria. Por nëse kjo është e vërtetë kjo vetëm sa e kompromenton protestën njësoj si ajo e studentëve që LSI e PD e përdorën për të rrëzuar qeverinë.

Top Channel