Ngarkesa më e madhe e drogës në ishujt e Paqësorit/ Anija fantazmë “lan” brigjet me kokainë

17/12/2020 12:34

Policia në ishujt Marshall ka zbuluar ngarkesën më të madhe të drogës në historinë e saj, në një anije të braktisur që kishte dalë në breg në një ishull të vogël.

Mendohet se anija mund të jetë endur në Oqeanin Paqësor, e nisur nga Amerika Latine, duke kaluar me gjasë muaj të tërë në det. Sasia e kokainës prej 649 kg ka një vlerë tregu prej 80 milionë dollarësh. Droga shpesh përfundon në brigjet e arqipelagut të largët në Paqësor, por zbulimi i javës së shkuar shënoi një rekord të ri.

Policia tha se droga u dogj të martën, përveç dy pakove, që janë dërguar në laboratorët e DEA-s në SHBA, për t’u testuar. Barka 5.5 metra e gjatë u zbulua nga një banor lokal në ishullin Ailuk. Banorët u përpoqën ta lëviznin atë po nuk mundën ta bënin, pasi ishte shumë e rëndë.

Më pas, ata zbuluan pakot e drogës në një ndarje të fshehtë brenda saj.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel