Meta dekreton dy ministrat/ Kuvendi kalon në votim me urgjencë Çuçin dhe Ekonomin

17/12/2020 15:06

Presidenti Ilir Meta pa asnjë vonesë nuk ka hezituar të hedhë firmën në dy dekrete për emërimin e Bledi Çuçit, si ministër i Punëve të Brendshme dhe Milva Ekonomit, si ministre e Bujqësisë.

Po ashtu presidenti firmosi edhe dekretin për lirim nga detyra për Sandër Lleshajn, i dorëhequr si ministër i Punëve të Brendshme.

Shumica socialiste menjëherë pas këtyre dekretimeve nuk ka humbur kohë dhe futi në rend të ditës dhe votoi në parlament Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin. Pas betimit përpara Presidentit të Republikës, ata do të marrin detyrat e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA