Vetëm 60% e studentëve ndjekin mësimin online sipas sondazhit të QQ në 9 universitetet publike kjo pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve që prej fillimit të vitit të ri akademik.

Pavarësisht se auditorët janë mbyllur, studentët kanë gjetur mundësi të ndryshme për të aksesuar internetin duke u mbledhur në bar kafe e duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre pasi jo te gjitha kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta të internet apo për shkak të problemeve teknike që ka interneti në zonat ku ata jetojnë.

2 milionë euro në muaj u kushton familjeve shqiptare interneti me cilësi. Ndërsa ajo që vlen të theksohet është se pjesa më e madhe e studentëve e ndjekin mësimin online nga celulari që sipas UNICEF e bankës botërore nuk është metoda më eficente.

Universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit ka pjesëmarrjen më të ulët të studentëve dhe notën më te keqe 5 deri në 6, te vendosur nga ta për cilësinë e mësimdhënies online. Por  tarifat e studimit paguhen po njësoj nga të rinjtë, ndërsa ngrihet pyetja se sa do ju vlejë diploma në fund të arsimimit kur njohuritë e fituara kanë qenë jo të plota?

Po prodhohen studentë jo të aftë për vendin e punës për sa kohë mësimi ndiqet kryesisht nga telefoni…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA