Hoti kërkon dorëheqjen e drejtorit të AKI-së
17/12/2020 15:20
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.
Gashi ishte emëruar në këtë pozitë në nëntor të vitit 2019.
Top Channel