 Analiza nga DW: Putin dhe propaganda me raketën me energji bërthamore
																		
					
					
					
						Analiza nga DW: Putin dhe propaganda me raketën me energji bërthamore						 
								
			Nga e mërkura, Gjermania hyn në një karantinë të fortë, por përpara se izolimi të vendosej, gjermanët përfituan për ca blerje të minutës së fundit. Nga Berlini e deri në Frankfurt, Mynih e Dortmund, njerëzit mësynë qendrat tregtare, edhe pse pamjet tregojnë se të gjithë mbajnë maska.
Nga 16 dhjetori deri në 10 janar në Gjermani do të mbyllen të gjitha dyqanet me përjashtimin e atyre që janë të nevojshme për nevojat e përditshme. Shkollat mbyllen, dhe nuk ka detyrim për prani në mësim.
Në kopshte ofrohet kujdestari vetëm në raste nevoje. Edhe parukeritë e shërbime të tjera mbyllen, ndërsa rregulla të forta vlejnë edhe për takimet private. Maksimumi lejohen të takohen 5 persona nga dy familje. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Vetëm nga 24-26 dhjetor ka një rregullore të posaçme, ku lejohet që në rrethin familjar takime me katër vetë që vijnë nga familje të tjera.
Megjithatë rregullat konkrete varen nga landet federale, që lëshojnë vetë rregulloret e posaçme të koronavirusit. Në 5 janar landet dhe federata do të takohen sërish për të parë ecurinë e gjendjes. Së fundmi kancelarja Merkel ka theksuar, se janari dhe shkurti do të jenë muaj shumë të vështirë pandemie.
Top Channel