Shumica socialiste, pa humbur kohë  menjëherë pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta, të Bledi Cucit si ministër i punëve të brendshme dhe Milva Ekonomit në postin e ministres të bujqësisë, i votoi ata në parlament me 97 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime.

Pas betimit përpara presidentit të republikës ata do të marrin detyrat e reja.

Bledi Cuci u zgjodh nga kryeministri Edi Rama të jetë pasardhësi ministrit të dorëhequr Sandër Lleshaj.

Ministri Cuci  u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.   Në qeverinë Rama1 prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Bledi Cuci është i dërguar politik i PS në Gjirokastër.

Drejtimi Bujqësisë i është besuar  Milva Ekonomi e cila deri më tani ka drejtuar

Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Në qeverinë Rama1 ajo ka mbajtur postin e zëvendës ministres së shëndetësisë e më pas në vitin 2016  u emërua si ministre e Ekonomisë. Në zgjedhjet e 2017 zonja Ekonomi,  u zgjodh deputete e PS në Durrës.

Përzgjedhjen e tyre në këto dy poste kryeministri e argumentoi duke thënë se se Zoti Cuci dhe zonja Ekonomi janë dy  bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.

Kuvendi e përmbushi detyrën e vet kushtetuese në zgjedhjen e anëtarit më të ri të gjykatës kushtetuese.

Altin Binaj mori 96 vota duke u bërë kështu gjyqtari i pestë kushtetues.

Pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv që vjen nga Parlamenti, Gjykatës Kushtuese i duhet edhe një anëtarë për tu bërë funksionale.

Tani hapi i radhës pritet të hidhet,  nga institucioni presidencës në dekretimin edhe të dy anëtarëve që përzgjidhen nga kreu shtetit.

Top Channel