Një tufë agresive kafshësh të larguara nga ferma e tyre në Turqi, erdhën pranë bashkisë së qytetit dhe shkaktuan kaos, duke ndjekur zyrtarët e duke tentuar t’i godisnin me brirë.

Pamjet e çuditshme dhe zbavitëse të kamerave të sigurisë, tregonin tufën me një dele, një dhi dhe tre qingja, që mësynë bashkinë e Nevsehir mëngjesin e të hënës.

Kafshët ngjiteshin në shkallët e bashkisë dhe ndiqnin të nevrikosura zyrtarët e rojet e sigurisë, para se të kapeshin e të viheshin nën kontroll.

Ato i përkisnin fermerit Hasan Unbulan dhe ishin arratisur nga ferma e tyre një natë më parë.

Në video shihet rojet e bashkisë që largohen për të shpëtuar, teksa më pas kafshët duket se sulmojnë një burrë në parkingun e ndërtesës.

I zoti Hasan Unbulan, tha se kafshët ishin larguar nga ferma pasi një erë e fortë kishte hapur postat gjatë natës: “Kërkova për kafshët por nuk mund t’i gjeja. Më pas njoftova zyrtarët e  Nevsehir për të njoftuar humbjen e tyre. Më njoftuan se ato ishin parë pranë një pellgu. Më vonë autoritetet m’i kthyen”.

FOTO GALERI
1/5
Një tufë agresive kafshësh të larguara nga ferma e tyre në Turqi, erdhën pranë bashkisë së qytetit dhe shkaktuan kaos

Top Channel