Numri dy i PS, Taulant Balla tha në Open se zgjedhja e Bledi Çuçit si ministër i Brendëshëm është një zgjedhje shumë e mirë.

“Nuk gjej një arsye për mos ta quajtur Bledin si figurë politike të kompletuar.”, tha ai.

Duke qenë se Bledi Çuçi kaloi nga Bujqësia në Rend, Balla tha se nuk ka vend për dyshime pasi, siç ai u shpreh Çuçi: është një prej 12 drejtuesve të qarqeve, pra një prej 12 më të rëndësishëm në PS rrjedhimisht nëse e marim kështu. Ai ka qenë një prej atyre që e njeh më shumë pushtetin vendor, se ministria e Brendshme nuk është vetëm polici.

Sot kemi një ministër që ka eksperiencën më të mirë do thoja, dhe në kushtet që na duhet një kordinim më mirë me pushtetin vendor Bledi këtë punë do e bëjë më së miri.

Top Channel