Në Gjykatën Speciale është duke u mbajtur seancë statutore e ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se nuk do të bëjë kritika për paraqitjen e materialeve nga Prokuroria, për dallim nga David Hooper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Unë nuk do të bëj këtu kritika të copëzuara për mënyrën sesi Prokuroria i ka paraqitur materialet e veta, apo se si i ka analizuar ato. Ky është detyrimi i Prokurorisë. Ne po presim të shohim se si do ta bëjnë ata punën e tyre. Pra, kaq do të them në këtë fazë”, ka thënë Emmerson.
Sipas tij, është herët të flitet për materialet e Prokurorisë. “Është e parakohshme të flasim për përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë e materialeve të Prokurorisë”, tha Emmerson
Ndërkohë Avokati i Rexhep Selimit, David Young ka thënë se ka një vështirësi të konsiderueshme në qasjen në dokumentet e Prokurorisë.
“Kemi vështirësi të konsiderueshme me qasjen që ka marr Prokuroria. Mund të ju kujtohet që në konferencë e kaluar unë fola për rëndësinë që ka nxjerrja e materialeve në mënyrë të kuptimshme dhe të përgjithshme. Duke pasur parasysh që e drejta e marrjes se dokumenteve është sinonim me një gjyq të drejtë, e shikoni se sa i japim rëndësi kësaj., unë paralajmërova se rreziku i këtij procesi të bie në një vrime të zezë kompjuterike dhe e theksova se sa e rëndësishme është kategorizimi i informacioneve”, ka deklaruar ai.
Top Channel